Me shumë gjasa, Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një konflikt të mundshëm në kufirin midis Ukrainës dhe Rusisë.
Autoritetet turke kanë pohuar se Pentagoni i ka kërkuar lejen për kalimin e ngushticës së Bosforit për dy anije ushtarake të tyre, që do t’i drejtohen Detit të Zi.
Sipas autoriteteve turke, anijet amerikane do të mbeten në atë zonë, aq pranë me konfliktin ukrainas në Donbass, deri në fillim të majit, të paktën deri në këtë moment.
Vendimi amerikan tingëllon si një mesazh nga një anë mbështetës për Kievin aleat, por edhe një paralajmërim ndaj Moskës që javët e fundit ka filluar të përqendrojë forca të shumta ushtarake në kufi me Ukrainën, zyrtarisht për t’iu kundërpërgjigjur atyre që cilësohen si provokime të ushtrisë ukrainase ndaj rebelëve të zonave pro-ruse në lindje të vendit.