Presidenti rus Vladimir Putin i ka akorduar titullin “Hero i Rusisë” dy pilotëve të Ural Airlines të cilët u ulën mjeshtërisht në një fushë misri në periferitë e Moskës, duke shpëtuar jetën e 223 pasagjerëve.
Anëtarët e tjerë të ekuipazhit u nderuan me Urdhrin e Guximit, raporton TASS.
“Kam nënshkruar një dekret që u jepet dekoratave anëtarëve të ekuipazhit të aeroplanit, i cili u ul me pranë aeroportit Zhukovsky”, tha Putin, në një takim me anëtarët e Këshillit të Sigurisë Ruse.
Ishin një tufë zogjsh që hynë në motor, çka e detyruan areoplanin me 234 pasagjerë të sapongritur nga Moska, që të ulej në fushë.
Piloti Damir Jusupov dhe bashkëpiloti George Murzin po trajtohen si heronj pasi arritën të shpëtojnë jetën e 223 personave.
Mediat veçojnë Damir Jusupov, një 41-vjeçar, i cili është bërë pilot së voni, pas një karriere si avokat.