Aktualitet Ulen rastet e reja me Covid

Ulen rastet e reja me Covid

Bie ndjeshëm numri i personave të infektuar nga Covid-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 1028 testime që janë kryer në total, kanë rezultuar të infektuar 40 persona.

8 raste janë në Tiranë, 5 në Durrës, nga 4 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Fier, Mirditë, nga 2 qytetarë në Patos, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Berat, Delvinë, Tropojë, Kukës.

Ndërsa një pacient ka humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundje. Viktima është një 64-vjeçar nga Mallakastra.

Në të gjithë vendin janë 1307 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 263 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,460 që nga fillimi i epidemisë.