Bilanci i sotëm i pandemisë në Itali sheh një ulje të testimeve që ndikon në uljen e rasteve pozitive me COVID-19, që sot janë 1297 kundër 1698 të ditës së djeshme.
Pothuajse përgjysmohet gjithsesi edhe numri viktimave, 7 kundrejt 16 të 24 orëve më parë. Në spitalet italiane gjithsesi ka rritje të pacientëve në terapi intensive, që janë 133, ndërkohë që janë më shumë se 30 mijë personat ende pozitivë në gjithë territorin italian.
Lombardia mbetet rajoni me më shumë raste, sot 198, e ndjekur nga Veneto me 179.