Kryesore Ulen rastet e reja me Covid. Një humbje jete

Ulen rastet e reja me Covid. Një humbje jete

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit është vënë re një numër më i ulët rastesh krahasuar me ditët e fundit.

Në një njoftim për mediat, ministria sqaron se në 24 orët e fundit janë kryer 3,046 testime nga të cilët janë zbuluar 69 raste të reja me Covid.

Rastet e reja janë zbuluar: 21 në Tiranë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 raste në Fier, 3 raste Lezhë, Kavajë, 2 raste Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, 1 rast në Shkodër, Has, Kurbin, Vorë, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Korçë, Peqin dhe Gramsh.

Ndërkohë mësohet se ka humbur jetën dhe një 73-vjeçar nga Tirana, i cili prej ditësh ishte i shtuar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 21 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,439 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë 1,082 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 30 pacientë.