38 raste të reja infektimi me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 1762 testime në të gjithë vendin.
Rastet e reja janë konfirmuar 20 në Tiranë, 5 në Korçë, 3 raste në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.
Ndërkohë, dy pacientë kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes së koronavirusit. Viktimat janë një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.