Gjatë javës së fundit është vënë re një ulje e ndjeshme e numrit të pacientëve të shtruar në dy spitalet, atë infektiv dhe Shefqet Ndroqi, për COVID-19.
Pra, nga 60 të shtunën e kaluar, dje dhe sot janë vetëm 43 pacientë që po marrin shërbimin mjekësor në spital, të tjerët janë në shtëpi, me simptoma të lehta.
Nga këta 43, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.