Infeksionet me Covid në Itali janë në rënie, ato ishin sot 29 907 nga dje 31 758, sipas buletinit të Ministrisë italiane të Shëndetësisë, por krahasuar me mbi 30 000 tamponë më pak (183 457 krahasuar me 215 886 dje), rritja e viktimave është 208 në 24 orë, gjithashtu në rënie, pasi dje ishin 297.
”Pacientët e kujdesit intensiv u rritën me 96 njësi në 24 orë”, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve në kujdesin intensiv në 1 939.
Të gjitha shifrat janë, në thelb, të qëndrueshme krahasuar me dje.
Lombardia është dukshëm rajoni më i nxehtë, me 8607 raste dhe 54 viktima, ndërkohë që shifrat në rajone te tjera problematike janë më të ulta, ku ndjek Kampanja me 3860, Toskana me 2379 dhe Lacio me 2351.
Sot guvernatorët italianë kanë takuar qeverinë italiane dhe i kanë kërkuar disa masa shtesë, si mbyllja e qendrave tregtare dhe kufizimi i lëvizjes për personat mbi 70 vjeç.