Autoritetet shëndetësore njoftuan se Kina raportoi dje vetëm 327 raste të reja, rritja më e ngadaltë në më shumë se një muaj.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit regjistroi gjithashtu 44 viktima, nga të cilat 41 ishin në provincën Hubei, epiqendra e epidemisë.
Kina njoftoi se shpërthimi i COVID-19 mund të arrijë kulmin në mes ose fund të muajit shkurt.
Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusi në Korenë e Jugut është rritur, duke arritur në më shumë se 2 300, sipas shifrave të publikuara sot.
Qendra Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), njoftoi 571 raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve në 2 337, ndërsa numrin e viktimave në 13.
Pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar në qytetin juglindor Daegu dhe rajonin përreth.
Ministri i Kulturës i Koresë së Jugut, Park Yang Woo i kërkoi grupeve fetare të ndalonin shërbimet dhe mbledhjet për pak kohë, për të ndaluar përhapjen e virusit.
Ministri i Financave, Hong Nam Ki njoftoi masa me vlerë mbi 16,5 miliardë dollarë për të zbutur efektet negative të koronavirusit në ekonominë e katërt më të madhe të Azisë.
Banda BTS e Koresë së Jugut anuloi koncertet e planifikuara në prill në Seul, për shkak të koronavirusit