942 persona rezultojnë të infektuar me Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në total janë kryer 3856 testime në të gjithë vendin. Rastet e konfirmuara pozitive janë 199 në Tiranë, 80 në Tiranë, 57 në Elbasan, 52 në Vlorë, nga 39 raste në Shkodër, Lushnje, 33 në Lezhë, 32 në Fier, 30 në Krujë, 29 në Kavajë, 26 në Kamëz, 25 në Sarandë, 22 në Kukës, 17 në Patos, nga 16 raste në Gjirokastër, Shijak, 14 në Librazhd, nga 12 raste në Berat, Dibër, nga 11 raste në Korçë, Rrogozhinë, Gramsh, Kuçovë, 10 në Kurbin, nga 9 raste në Mallakastër, Vau i Dejës, Divjakë, nga 8 raste në Pogradec, Peqin, Skrapar, nga 7 raste në Mirditë, Mat, Bulqizë, nga 6 raste në Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, nga 5 raste në Tepelenë, Cerrik, nga 4 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Belsh, 3 në Devoll, nga 2 raste në Has, Tropojë, Përmet, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Poliçan, Këlcyrë, Konispol, nga 1 rast në Roskovec, Klos, Vorë, Pustec, Dropull.
Viktimat- Në ndryshim nga ditët e fundit, ka shënuar rënie numri i vdekjeve. 5 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Viktimat janë 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Lushnja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 43-87 vjeç.
Situata në spitale- Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 405 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 455 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,377 që nga fillimi i epidemisë.