Çmimi i karburanteve ka pësuar një tjetër ulje. Ditën e sotme, Bordi i Transparencës ka vendosur që ta ulë në 243 Lekë për litër çmimin e naftës.
Ulje është shënuar edhe për benzinën. Nga kjo e premte do të shitet me 235 Lekë. Ulje e lehtë me vetëm 2 Lekë për gazin që shkon në 81 Lekë për litër.
Çmimet e vendosura nga Bordi i Transparencës pritet të qëndrojnë në fuqi deri në vendimin e radhës. Këto janë çmimet tavan të vendosura nga bordi, pasi pikat e karburanteve mund ta shesin më lirë, ndërsa në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.