Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë një postim në profilin e saj në “Facebook”, ku ka bërë të ditur se për më shumë se një javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane, fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare.
Po ashtu, Xhaçka thekson se këta dy avionë kanë përdorur bazën e Rinasit, por edhe atë të Kuçovës, ku është shënuar ulja e parë në 20 vite të një avioni me përmasa të tilla.
Ministrja e Mbrojtjes shkruan më të se Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.
Ndërsa bashkëngjitur, ajo ka postuar edhe një video nga ulja e avionit në aeroportin e Kuçovës.
Videon e publikuar nga ministrja Xhaçka e ka shpërndarë në Facebook edhe presidenti Ilir Meta.