Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me ultimatumin e pedagogëve për grevë urie.
Në një postim, kreu i qeverisë thotë se grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëzit që nuk i shërbejnë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“SHIK-si i “non gratës” paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë”, shkroi Rama.
Një ditë më parë, pedagogët gjatë një proteste u shprehën se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, do të nisin grevë urie të mërkurën, më 2 nëntor.
Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë! pic.twitter.com/D5t9ggP444
— Edi Rama (@ediramaal) November 1, 2022