Aktualitet “Unë bëj vetëm punën”, mjeku Edmond Gashi paraqitet në Gjykatën e Tiranës

“Unë bëj vetëm punën”, mjeku Edmond Gashi paraqitet në Gjykatën e Tiranës

Mjeku Edmond Gashi është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë. 44 vjeçari i akuzuar për “shpërdorim detyre” në spitalin Onkologjik, u tha gazetarëve: Unë bëj vetëm punën!

Gashi është një ndër të hetuarit për skemën e mashtrimit te Onkologjiku në QSUNT. Sipas Prokurorisë, rezulton se ai orientonte pacientët e sëmurë me kancer drejt klinikës së tij private “Megis”.

Në dosje është pasqyruar me detaje sjellja e tij me pacientët, e cila nuk ka asnjë lidhje me të qenurit etik apo profesional.

Kartelat e pacientëve i ka mbajtur në zyrën e tij në shkelje të plotë të ligjit dhe teksa kujdesej që t’i çonte në klinikën private, të sëmurët nuk kryenin dot seancat e kimioterapisë.

Në Gjykatë këtë të enjte është paraqitur edhe mjekja Alketa Ymeri, e cila mohoi çdo akuzë teksa iu kundërvu gazetarëve për “prishje të imazhit të saj”.