Bota “Unë jam vetëm një pengesë në rrugën e tyre” /Twitter-i heq memen...

“Unë jam vetëm një pengesë në rrugën e tyre” /Twitter-i heq memen e presidentit Trump

Twitter-i ka hequr një postim nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në të cilin ai përdori një foto të vetes për të bërë një meme.

Ai u hoq menjëherë pasi New York Times, që është në mes të një grindjeje me kreun e Shtëpisë së Bardhë, paraqiti një kërkesë për të drejtat e autorit.

Tweet-i në fjalë u postua nga Trump të martën dhe paraqiste një foto të tij së bashku me fjalët: “Në të vërtetë ata nuk vënë pas meje, ata janë vënë pas teje. Unë jam vetëm një pengesë në rrugë.”

Nuk u desh shumë kohë që gazeta, e cila së fundmi ka përshkallëzuar sulmet e saj ndaj liderit republikan, të plotësonte një ankesë për të drejtën e autorit duke bërë që Twitter ta hiqte foton-meme.

Pas heqjes së postimit, Twitter-i konfirmoi se kompania ka vepruar në bazë të një ankese për të drejtat e autorit nga mbajtësi i të drejtave, New York Times. Fotografia në fjalë është shkrepur nga reporteri i Times, Damon Winter.