Extra Universi habit sërish shkencëtarët, zbulimi i ‘Unazës së Madhe’ sfidon gjithçka dihet...

Universi habit sërish shkencëtarët, zbulimi i ‘Unazës së Madhe’ sfidon gjithçka dihet deri më sot

Shkencëtarët kanë zbuluar një strukturë në trajtë unaze në hapësirë, kaq të madhe sa sfidon njohuritë tona për universin.

E quajtur Unaza e Madhe, struktura ka një diametër 1.3 miliardë vite dritë dhe perimetër 4 miliardë vite dritë ose 15 herë sa hëna.

Kjo strukturë e përbërë nga galaktika dhe shtëllunga galaktikash është e dyta me përmasa gjigante që identifikohet nga Alexia Lopez, një doktorante britanike. Tre vite më parë, ajo ka zbuluar gjithashtu Harkun Gjigant, një strukturë që shtrihet 3.3 miliardë vite dritë.

“Është e vështirë të shpjegosh këto struktura të stërmëdha me njohuritë tona të deritanishme për universin. Madhësitë e tyre, format dalluese dhe afërsia kozmologjike duhet të jenë duke na thënë diçka të rëndësishme, por çfarë?”

Marrëveshja e përgjithshme është që strukturat e mëdha në univers formohen nga një proces i quajtur destabilitet gravitacional. Ky proces ka një kufi madhësie rreth 1.2 miliardë vite dritë pasi diçka më e madhe nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për t’u formuar.

Por Harku Gjigant dhe Unaza e Madhe janë shumë më të mëdha. I pari është tre herë më i madh dhe perimetri i Unazës mund të krahasohet me gjatësinë e Harkut.

“Të dhënat që po analizohen janë kaq larg saqë është dashur gjysma e jetës së universit që të mbërrijnë te ne”,  është shprehur kozmologia.