Kuriozitete “Universi po na mban mbi gjemba”, shkencëtarët kapin një seri valësh gravitacionale

“Universi po na mban mbi gjemba”, shkencëtarët kapin një seri valësh gravitacionale

Receptorët “Ligo” dhe “Virgo” të ndezur më 1 prill deri tani kanë regjistruar pesë lloje valësh gravitacionale, tre prej të cilave janë gjeneruar nga përplasja e vrimave të zeza, një e katërt u kap më 25 prill dhe mund të jetë krijuar nga përplasja mes dy yjesh prej neutronesh, ndërsa e pesta u regjistrua më 26 prill dhe mund të jetë krijuar nga përplasja mes një vrime të zezë dhe një ylli prej neutroni.

“Universi po na mban mbi gjemba”, tha zëdhënësi i këtij projekti, Patrick Brady në lidhje me ngjarjen e 26 prillit.

“Me shumë mundësi kjo është gjëja më e vështirë që na pret”, tha koordinatori i analizimit të të dhënave, Giovanni Prodi i Universitetit të Trentos, duke iu referuar analizimit të valëve gravitacionale të krijuara nga përplasja mes një vrime të zezë dhe një ylli prej neturonesh që është një fenomen shumë i rrallë.