Aktualitet Universiteti i Tiranës rrit me 8% pagat për pedagogët

Universiteti i Tiranës rrit me 8% pagat për pedagogët

Pas vendimit të qeverisë për të rritur me 7% pagat e pedagogëve, edhe Universitetit i Tiranës ka vendosur të rrisë me 8% pagat e tyre. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë që nga 1 tetori 2022.

Në total rritja e pagave të pedagogëve shkon në 15 %.

Universiteti i Tiranës bëhet kështu universiteti i dytë pas atij të Mjekësisë që rrit me 8% pagat e pedagogëve.

Kjo vjen pas protestave të pedagogëve, të cilët parashtruan një sërë kërkesash ndaj qeverisë, mes të cilave edhe rritjen e pagës me 50%.