SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëm për Aurel (Altin) Hoxhallarin, i cili urdhëroi vrasjen e Dejvi Kasmit, ngjarje e ndodhur në vitin 2018.
SPAK kërkon që vuajtja e dënimit të bëhet në një burg të sigurisë së lartë dhe të fillojë nga dita e ndalimit të tij.
Hoxhallari akuzohet për një sërë veprash penale, konkretisht për “Vrasja me paramendim për interes”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e kryer në sasi të mëdha dhe në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”.
Kush është Aurel Hoxhallari
Aurel Hoxhallari, dyshohet se është organizatori i grupit të përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje kjo e ndodhur në datën 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.
Për këtë ngjarje janë vënë nën akuzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.
Hoxhallari, është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash.
Pikërisht në datën 1 shkurt 2015, Gjykata e Krimeve të Rënda liroi dy autorët e dyshuar si porositës të atentatit ndaj Pajtim Serjanit.
Aurel Hoxhallari prej vitesh ndodhet në arrati.