Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i dha urdhër Qeverisë këtë të premte që të nisë punimet për ndërtimin e një ‘qendre gazi në Turqi.
Ndërtimi duhet të fillojë me sugjerimin e presidentit rus Vladimir Putin, dhe me qëllim të eksportimit të gazit rus në Evropë.
“Së bashku me Putin, i dhamë Ministrisë sonë të Energjisë dhe institucionit kompetent në Rusi, një urdhër për të kryer punë të përbashkëta”, u tha Erdogan gazetarëve gjatë kthimit nga Kazakistani, ku u takua me presidentin rus.
Gjatë takimit me Erdoganin në Astana, Putin propozoi krijimin e një qendre gazi në Turqi për dërgimin e gazit rus në Evropë.
Ai tha se rruga përmes Turqisë doli të ishte mënyra më e besueshme e dërgimit të gazit në vendet e Bashkimit Evropian në një kohë kur dërgesat ruse në BE u prekën nga sanksionet dhe rrjedhjet në gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2.