Politika Urdhri i pazakontë i PS se si duhet “trajtuar” Berisha në Parlament

Urdhri i pazakontë i PS se si duhet “trajtuar” Berisha në Parlament

Një urdhër i pazakontë do të aplikohet në këtë legjislaturë nga deputetët e Partisë Socialiste pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gazetarja e ABC Esiona Konomi raportoi sot se grupi parlamentar i PS ka marrë urdhër nga “kupola” që të injorohet çdo deklaratë e Sali Berishës në Kuvend, duke bërë që deklaratave të tij të mos iu bëhet jehonë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të grupit dhe u provua me daljen e kryeministrit Edi Rama përballë gazetarëve, i cili iu shmang totalisht pyetjeve të mediave për Berishën.

Rama u pyet me insistim nga gazetarët për vendimin e Bashës, por zgjodhi të mos përgjigjej duke thënë se PS është e ardhmja dhe nuk merret me të shkuarën.