Ka raste kur përtypja, shtypja e vazhdueshme i stilolapsit ose zhurma të tjera të vogla na shqetësojnë pa mbarim. Për ata me një gjendje të njohur si mizofonia, megjithatë, këta tinguj janë më shumë se thjesht bezdisës – mund të jenë të padurueshëm.
Për herë të parë u emërua si një gjendje e caktuar në vitin 2001. Mizofonia është një fjalë që rrjedh nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë “urrejtje ndaj tingullit”. E njohur gjithashtu si sindroma e ndjeshmërisë selektive, është një anomali e mirëfilltë e trurit me simptoma psikologjike dhe fiziologjike.
Në një studim të fundit, skanimet me MRI treguan një ndryshim të dukshëm në strukturën e trurit të atyre që kanë mizofoni dhe në mënyrën e reagimit të trurit të tyre kur dëgjojnë tinguj të përsëritur.
Ata mund të ndiejnë ankth, nervozizëm dhe panik kur dëgjojnë tingujt. Kjo mund të çojë në shmangie, izolim dhe depresion.
Kërkimet për mizofoninë janë ende relativisht të reja. Kriteret për diagnostikimin e çrregullimit nuk janë përfshirë ende në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM-5), por disa mjekë e kanë propozuar përfshirjen te “Çrregullimet Obsesive Kompulsive dhe Çrregullime të Ngjashme”.
Çfarë e shkakton
Tingujt që shkaktojnë mizofoninë mund të ndryshojnë nga një njeri në tjetrin. Zakonisht përfshijnë:
– brohoritjet
– tingujt e gëlltitjes/përtypjes
– thithja me zhurmë e lëngjeve
– pastrimi i fytit
– përplasja e buzëve
– letrat me zhurmë
– tingujt e akrepave të orës
– tingujt e zogjve etj.
Si përjetohet mizofonia
Mënyra më e mirë për të përshkruar atë që ndodh kur dikush me mizofoni dëgjon, mjafton të mendoni se si është për shumicën e njerëzve të dëgjojnë kur dikush përplas thonjtë në një dërrasë. Lëkura ju bëhet me mornica, ju ngrihen nervat dhe thjesht dëshironi që zhurma të ndalojë menjëherë.
Për shumicën, kjo ndodh vetëm një herë në kaq kohë. Megjithatë, njerëzit me mizofoni, mund ta përjetojnë atë ndjesi çdo ditë për shkak të tingujve që njerëzit e tjerë vështirë se i vërejnë.
Çfarë e shkakton mizofoninë
Studiuesit nuk e dinë ende se çfarë e shkakton mizofoninë. Duket se ka një dukuri më të lartë të çrregullimit në mesin e njerëzve që gjithashtu kanë kushtet e mëposhtme:
– çrregullim obsesiv-kompulsiv (OCD)
– çrregullime ankthi
– sindromën Tourette
Duket se gjendja është gjithashtu më e zakonshme tek njerëzit që kanë tinitus te veshët. Tinitusi është një çrregullim ku njerëzit dëgjojnë një zhurmë në vesh, që askush tjetër nuk mund ta dëgjojë.
Si mund të lehtësohet mizofonia
Mizofonia është një çrregullim i përjetshëm pa kurim, por disa mënyra mund ta trajtojnë dhe ta lehtësojnë:
1- Terapia e sjelljes njohëse
2- Këshillimi me terapistë
3- Terapi e trajtimit të zhurmave te veshët