Kryesore Ursula von der Leyen: Vaksinimi në BE nis më 27 dhjetor

Ursula von der Leyen: Vaksinimi në BE nis më 27 dhjetor

Vaksinimi kundër Covid-19 në Bashkimin Europian do të fillojë në 27 dhjetor. Lajmi i mirë u bë me dije nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, përmes rrjeteve sociale.

“Koha për Europën. Në 27, 28 dhe 29 dhjetor, do të fillojë vaksinimi në të gjithë BE. Le të mbrojmë së bashku qytetarët tanë“, shkroi von der Leyen në Twitter.

Shtetet e varfra rrezikojnë të mbesin pa vaksinë deri në vitin 2024

Skema globale për të shpërndarë vaksinat COVID-19, në vendet e varfra përballet me një rrezik “shumë të lartë” dështimi, duke i lënë këto shtete e miliarda njerëz pa qasje në vaksina deri në fund të vitit 2024, shkuan agjencia e lajmeve Reuters.

Programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pjesë e së cilës është edhe Shqipëria është skema kryesore globale për të vaksinuar njerëzit në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në të gjithë botën.

Ky program synon të shpërndaje të paktën 2 miliardë doza vaksinash deri në fund të vitit 2021 për të mbuluar 20% të njerëzve më vulnerabël në 91 vende të varfra dhe me të ardhura të mesme, kryesisht në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Por në dokumentet e brendshme cituar nga Reuters, promovuesit e skemës thonë se programi po përballet me mungesën e fondeve, rreziqet e furnizimit dhe rregullimet komplekse të cilat mund ta bëjnë të pamundur arritjen e qëllimeve të tij.

“Rreziku i një dështimi për të krijuar një shpërndarje të suksesshëm COVAX është shumë i lartë”, thotë një raport i brendshëm bordit të Gavi, një aleancë e qeverive, kompanive të barnave, organizatave bamirëse dhe organizatave ndërkombëtare që rregullon fushatat globale të vaksinimit.

Dështimi i projektit mund të lërë njerëzit në kombet e varfra pa ndonjë qasje në vaksinat COVID-19 deri në vitin 2024, thotë një nga dokumentet. Rreziku i dështimit është më i lartë sepse skema u krijua kaq shpejt, duke operuar në “territor të panjohur”, citon raporti.

Planet e COVAX mbështeten në vaksinat më të lira që deri më tani ende nuk kanë marrë aprovim, sesa në vaksinat e ‘Pfizer’ / ‘BioNTech’ dhe ‘Moderna’ që përdorin teknologji të re më të shtrenjtë. COVAX deri më tani ka arritur marrëveshje furnizimi jodetyruese me ‘AstraZeneca’, ‘Novavax’ dhe ‘Sanofi’ për një total prej 400 milionë dozash, me mundësi për të porositur disa qindra milion doza shtesë.

“Nëse çmimet e vaksinave janë më të larta se sa është parashikuar, furnizimi do të shtyhet dhe fondet shtesë nuk do të mund të sigurohen plotësisht prandaj skema përballet me dështim”, nënvizon dokumenti.