Kryetarja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen do të vizitojë Ballkanin Perëndimor para fundit të muajit, për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit tonë në procesin e anëtarësimit në BE.
“Ne i detyrohemi të gjithë atyre të rinjve që besojnë në të ardhmen, në Evropë”. Kështu u shpreh shefja e KE në fjalimin e saj vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Evropian të mërkurën, duke bërë një bilanc të 12 muajve të fundit dhe përvijon planet për vitin e ardhshëm.
“BE po rrit mbështetjen për rajonin përmes planit të ri Ekonomik dhe Investues, me vlerë rreth një të tretën e PBB -së së rajonit. Sepse investimi në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor është një investim në të ardhmen e Bashkimit Evropian”, u shpreh ajo.