Të paktën 20 persona kamë mbetur të vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur kur një ushtar tajlandez hapi zjarr në një tempull budist dhe në një qendër tregtare, në qytetin Nakhon.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se ushtari, Jakraphanth Thomma, kishte sulmuar fillimisht eprorin e tij, më pas kishte vjedhur një armë para se të kryente masakrën. Një zëdhënës i policisë tha për CNN se ishte ende i lirë, ndërsa shtoi se nuk dihej ende arsyeja e këtij veprimi tragjik.
Mediat lokale raportojnë se pasi vrau komandantin e tij dhe dy ushtarë të tjerë, Thomma u largua me një makinë ushtarake drejt një qendre tregtare ku hapi zjarr në drejtim të civilëve. Besohet se kishte marrë edhe dy persona peng brenda qendrës. Ndërsa kryente sulmin ai postoi edhe video në Facebook, ndërsa më vonë postoi edhe një foto të veten duke mbajtur një pushkë në dorë, me diçiturën “Jam kaq i lodhur…”.