Marina dhe Ushtria e SHBA-së hodhën një raketë hipersonike nga një platformë lëshimi në Virxhinia për të testuar një duzinë eksperimentesh me armë hipersonike, tha Pentagoni.
Pentagoni e quajti testin të suksesshëm dhe deklaroi se qëllimi ishte të ndihmonte në zhvillimin e një klase të re armësh, raporton Reuters.
Raketa u lëshua nga qendra e lëshimit të raketave në ishullin Wallops të NASA-s në Virxhinia.
Pesë herë më shpejt se zëri
Raketat hipersonike lëshohen në shtresat e sipërme të atmosferës dhe më pas në rrugën drejt objektivit arrijnë një shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit, rreth 6200 kilometra në orë.
SHBA dhe rivalët e saj kanë përshpejtuar garën për të zhvilluar armë hipersonike, një gjeneratë e re armësh që reduktojnë kohën e reagimit të kundërshtarëve.