Vajza e ish-deputetit të ndjerë Bashkim Fino, Megi Fino, është emëruar sot zëvendës ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, ku bëhet me dije se Fino është emëruar si numri dy në një nga ministritë më të rëndësishme. Megi Fino u bashkua me Partinë Socialiste në 12 Qershor, ditën që u mbaj dhe Kongresi i Partisë.
Po sot janë liruar nga detyra dy zëvendës ministria të cilët në shtator presin që të marrin mandatin e deputetit.
Petro Koçi ka ikur nga Ministria e Mbrojtjes dhe Etjen Xhafaj nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.