Elona Agolli, vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, ka zgjedhur që në këtë atmosferë festash, të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një fotografi që na kthen pas në kohë.
Në foto shihet shkrimtari dhe vetë Elona kur ishte vajzë e vogël, ku kanë pozuar tek pema e Vitit të ri.
Vetë Elona nuk ka dashur të lërë asnjë shënim, dhe për hir të së vërtetës fotografia flet vetë, si për të treguar se në këto festa mungesa e babait të saj është ende e madhe.
Kujtojmë se shkrimtari i madh Dritëro Agolli u nda nga jeta më 3 shkurt të vitit 2017, për shkak të sëmundjes polmunare kronike nga e cila vuante prej vitesh.