Gjykata e Shkodrës ka lënë në arrest me burg 25-vjeçarin Indrit Bajraktari.
I akzuar për vrasje nga pakujdesia dhe pengim të së vërtetës, i riu kishte dhënë më herët disa variante lidhur me vdekjen e 17-vjeçares Enisa Doda në plazhin e Velipojës.
Ai dhe viktima kishin marr një motor uji, por më pas vajza është gjetur e mbytur.
Në gjykatë Indrit Bajraktar mësohet të jetë shprehur se të dy kanë rënë nga mjeti dhe ai vetë për 40 minuta ka humbur ndjenjat. Ai ka pranuar se të dy kanë qenë pa jelekë shpëtimi.
“Jemi rrëzuar të dy nga motori dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur kam tentuar të dal me not. Ka ardhur një çift tjetër me motoskaf dhe me thanë se po njoftojmë se ata ishin dy vetë dhe s’kishte vend për mua.
Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motoskafit ne qafen e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja. Kam tentuar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Kam menduar se vajza është 18 vjeçe ndaj edhe kemi dalë. Motra e saj është në Angli dhe kemi njohje. Kemi qene pa jelekët mbrojtës në motoskaf”, është shprehur 25-vjeçari.