Martesa është një ndër vendimet më të rëndësishme në jetë. Të gjithë shpresojnë që personi me të cilin do martohen të ketë tipare të mira. Ju nuk mund ta njihni plotësisht partnerin tuaj, por asnjëherë mos u martoni me dikë që ka këto 5 tipare negative.
1- Është egoist
Kushtojini rëndësi mënyrës sesi partneri juaj ju trajton. Nëse ai nuk është në gjendje të mendojë jashtë vetes, ju nuk duhet të martoheni me të. Një njeri egoist e vendos gjithmonë veten para teje, dhe ky lloj qëndrimi gjithmonë sjell zhgënjim.
2- Nuk ju dëgjon
Është e rëndësishme të martoheni me dikë që vlerëson mendimin tuaj dhe ju lejon ta shprehni atë. Është shumë e dëmshme për ju, të martoheni me dikë që asnjëherë nuk dëgjon çfarë ju thoni. Kjo tregon se ai është apatik.
3- Nuk ju respekton as juve dhe as limitet tuaja
Limitet janë shumë të rëndësishme, sidomos në një martesë. Ju duhet të jeni në gjendje të krijoni një marrëdhënie të shëndetshme herët. Nëse partneri juaj nuk ju respekton juve dhe kufijtë tuaj para martese, mos pranoni të hidhni hapin e rëndësishëm bashkë.
4- I pabesë
Nëse shikoni që vazhdimisht ai thyen premtimet dhe gjen justifikime, reflektoni! Besimi është baza e një martese të shëndetshme dhe afatgjatë. Nuk keni pse përjetoni vështirësi gjatë gjithë jetës me dikë që nuk i besoni.
5- Nuk kërkon falje
Askush nuk është perfekt. Të gjithë bëjmë gabime. Megjithatë, nëse partneri juaj asnjëherë nuk kërkon falje për ndonjë gjë në marrëdhënien tuaj, merrni pak kohë dhe pyeteni veten pse. Nëse ju arrini në përfundimin që partneri juaj nuk kërkon falje dhe pse vetë e ka fajin, atëherë është mirë të mos martoheni me të sa jeni në kohë.