Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca zgjodhi të ndante në rrjetet sociale qëndrimin e një vajze të re nga Përmeti, gjatë një takimi që pati me të rinjtë e këtij qyteti. Ajo i tha ambasadorit se në të ardhmen e shihte veten pjesë të sistemit të drejtësisë, për të kontribuuar në sundimin e ligjit në Shqipëri.
“Momenti i ditës në Përmet ishte kur kjo vajzë e re mori mikrofonin dhe më tha: Pas 15 vitesh e shoh veten si hetuese për të dhënë kontributin tim në forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri”. Me të rinj që kanë këtë lloj përkushtimi, Shqipëria ka përpara një të ardhme të shkëlqyer”, shkruajti Soreca në një postim në Twitter.
Qëndrimin e vajzës e përshëndeti edhe ambasadorja Amerikane, Yuri Kim. Teksa shpërndau në Twitter-in e saj postimin e ambasadorit të BE, Kim shkruajti shkurt: “Brava!”
Brava! https://t.co/hVFv8MQYd7
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 25, 2021