Studiuesit e Universitetit të Oksfordit janë duke punuar për të prodhuar një vaksinë për të parandaluar COVID-19. Ata kanë nisur të ekzaminojnë një grup vullnetarësh të shëndetshëm të moshës nga 18 në 55 vjeç. Vaksina e bazuar në një vektor të vaksinave adenovirus dhe proteina spike e SARS-CoV-2 është tashmë në prodhim, por nuk do të jetë e ende gati të paktën për disa javë. Ajo u zgjodh si teknologjia më e përshtatshme e vaksinave pasi mund të gjenerojë një reagim të fortë imunitar, kështu që nuk mund të shkaktojë infeksion të vazhdueshëm tek individë të vaksinuar.
Kjo gjithashtu e bën më të sigurt tek fëmijët, të moshuarit dhe kushdo që ka të tjera sëmundje siç është diabeti. Vektorët adenoviralë janë një lloj vaksine shumë mirë e studiuar, që është përdorur në mënyrë të sigurt në mijëra subjekte, nga foshnja 1-javëshe deri në moshën 90 vjeç, në vaksinat që synojnë mbi 10 sëmundje të ndryshme. Ekspertët do të studiojnë këtë grup, të cilët nëse kalojnë ekzamimin, do të jenë njerëzit e parë që do të testojnë vaksinën e re, të quajtur ChAdOx1 nCoV-19.
Testimi do të sigurojë informacion të vlefshëm për disa pika të sigurisë së vaksinës, si dhe aftësinë e saj për të gjeneruar një përgjigje imune kundër virusit. Ky testim do të rekrutojë deri në 510 vullnetarë, të cilët do të marrin ose vaksinën ChAdOx1 nCoV-19 ose një injeksion kontrolli.
Puna e detajuar paraklinike është në zhvillim dhe vaksina është duke u prodhuar në Universitetin e Oksfordit. Profesori Adrian Hill, drejtori i Institutit Jenner, në Universitetin e Oksfordit, tha se, ekipi i Oksfordit kishte përvojë të jashtëzakonshme të një reagimi të shpejtë ndaj vaksinave, siç është përhapja e Ebolës në Afrikën Perëndimore, në 2014. Kjo është një sfidë edhe më e madhe. Vaksinat janë duke u hartuar nga e para dhe duke përparuar me një normë të shpejtë. Ekspertët shprehen se ‘fillimi i provave klinike është hapi i parë në përpjekjet për të zbuluar nëse vaksina e re që po zhvillohet në Universitetin e Oksfordit funksionon dhe mund të luajë një rol qendror në kontrollin e koronavirusit që ka përfshirë globin.
Shkencëtarët në të gjithë botën po punojnë shumë për të zhvilluar një vaksinë për të parandaluar COVID-19, por ka ende shumë për t’u bërë.