Një vaksinë COVID-19 e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit do të testohet te njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar nga e enjtja e kësaj jave.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha sot se “po bënte gjithçka në përpjekjen e Britanisë për të zhvilluar vaksinën e parë në botë”.
Qeveria do t’u japë shkencëtarëve një shtesë prej 20 milion paund për të ndihmuar në kërkimet e tyre, tha z. Hancock, dhe një tjetër shumë prej 22.5 milion për një projekt në “Imperial College London”.
Vaksina e Oksfordit, e njohur si ChAdOx1 nCoV-19 do të testohet tek rreth 510 persona të moshës 18 deri në 55 vjeç në bashkëpunim me Spitalin Universitar Southampton.
Është vaksina e parë e prodhuar nga Britania që kalon në prova të botës reale dhe mbart me vete shpresë të madhe se do të sigurojë një çelës për të dalë nga bllokimi dhe të parandalojë COVID-19.
Virusi tani ka infektuar më shumë se 125,000 njerëz dhe vrarë 17,339 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila po kthehet në një nga vendet më të goditura në botë.
Duke folur në konferencën e përditshme të Qeverisë, Sekretari i Shëndetësisë tha: “Në planin afatgjatë mënyra më e mirë për të mposhtur koronavirusin është përmes një vaksine.
Në fund të fundit, kjo është një sëmundje e re. Kjo është shkencë e pasigurt, por unë jam i sigurt se do të bëjnë gjithçka që kemi për të zhvilluar një vaksinë.
Mbretëria e Bashkuar është në pararojë të një përpjekje globale. Ne kemi dhënë më shumë para se çdo vend tjetër në kërkimin global për një vaksinë dhe, për të gjitha përpjekjet në të gjithë botën, dy nga zhvillimet kryesore të vaksinave po ndodhin këtu në shtëpi në Oxford dhe Imperial [College London]”.