Kryesore Vaksina anti-Covid, OBSH jep lajmin: Kemi shpresa të jetë gati brenda vitit

Vaksina anti-Covid, OBSH jep lajmin: Kemi shpresa të jetë gati brenda vitit

Vaksina Covid-19 mund të jetë gati brenda disa muajsh. Janë rreth 40 vaksinat në fazën e provës klinike, përfshirë një që është zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit. Kreu i OBSH-së është optimist për të paktën njërën prej tyre.

“Ka shpresë që deri në fund të këtij viti do të kemi një vaksinë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në fund të një takimi dy-ditor të komitetit ekzekutiv.

Ndër 40 vaksinat që janë në fazën e provës klinike, ajo e Universitetit të Oksfordit është në një fazë të avancuar. Por drejtori i OBSH-së nuk specifikoi se cila vaksinë mund të jetë e disponueshme deri në fund të vitit.