Shefi i Shoqërisë Gjermane të Imunologjisë i bën thirrje autoriteteve të ndryshojnë mendje lidhur me vaksinën e AstraZenacas duke lejuar aplikimin e saj, edhe tek personat mbi 65 vjeç.
Në një intervistë për BBC mjeku Carsten Watzl, kërkon që rregullatorët ta përmbysin vendimin për të mos e rekomanduar vaksinën për të moshuarit. Sipas tij, kancelarja Angela Merkel duhet ta marrë vaksinën live në televizion për të provuar sigurinë e saj.
Imunologu përmend studime të zhvilluara në Skoci, sipas të cilave vaksina e AstraZeneca ishte e efektshme tek të moshuarit.
Gjermania është një prej disa shteteve të BE që janë shprehur skeptikë lidhur më efikasitetin e vaksinës tek mosha e tretë. Gjithashtu presidenti francez Emanuel Macron tha në janar se vaksina e AstraZenecas ishte gati e paefektshme tek të moshuarit, një pretendim ky i hedhur poshtë nga Britania e Madhe dhe vetë kompania.