Bota Vaksina e koronavirusit, Merkel: Do të kontribuojmë që të jetë për të...

Vaksina e koronavirusit, Merkel: Do të kontribuojmë që të jetë për të gjithë

Gjermania do të japë kontribut të rëndësishme për të siguruar që vaksina kundër Covid-19, pasi të krijohet, të jetë e disponueshme për të gjithë rreth globit. Këtë e tha kancelarja Angela Merkel të shtunën.

“Çdokush mund të preket nga virusi, kështu është detyra jonë që të punojmë së bashku rreth globit. Kjo nuk është vetëm një mundësi për të bashkëpunuar, por më shumë një nevojë. Gjermani do të marrë përsipër përgjegjësinë dhe do të sigurohet që pasi vaksina të jetë krijuar, të mbërrijë tek të gjithë njerëzit”, u shpreh Merkel.

Kancelaria gjermane tha se 8 miliardë euro të tjera nevojiteshin për zhvillimin e vaksinës që do të mbronte popullsinë nga Covid-19, sëmundja që shkakton koronavirusi i ri. Liderët botërore janë zotuar të përshpejtojnë punën për testet, ilaçet dhe vaksinat dhe për të ndarë arritjet rreth botës, në kuadrin e një iniciative të OBSH.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen synon të mbledhë 7.5 miliardë euro në konferencën e donatorëve të hënën në mënyrë që vaksina të jetë e mundur për të gjithë. Shkencëtarë nga e gjithë bota kanë nisur testimin e versionit të tyre të vaksinës eksperimentale te njerëzit, me grupin e ekspertëve të Oksfordit që duket se prin në garën për krijimin e antidotit të Covid-19.