Bota Vaksina e Oksfordit, Londra kërkon “të miratohet” që vaksinimi të nisë sa...

Vaksina e Oksfordit, Londra kërkon “të miratohet” që vaksinimi të nisë sa më shpejt

Autoritetet britanike i kërkuan rregullatorit të saj të medikamenteve të vlerësonte vaksinën kandidate  COVID-19 të Universitetit Oksfordit dhe AstraZeneca për furnizim të përkohshëm, çka shënon një hap përpara  për të filluar një shpërndarje të saj  përpara fundit të vitit.

AstraZeneca pret që 4 milion doza të jenë në dispozicion në Britani deri në fund të muajit tjetër, dhe Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock synon që ky proces të fillojë përpara Krishtlindjeve.

Agjencia rregullatore e Medikamenteve dhe Produkteve Shëndetësore të Britanisë po vlerëson vaksinën ndërsa të dhënat bazohen  mbi sigurinë dhe efikasitetin. Hancock gjithashtu i ka kërkuar agjencisë që të miratojë edhe vaksinën kandidate të Pfizer e BioNTech pasi rezultoi se ishte 95% efektive.

Pak ditë më parë Oksford dhe AstraZeneca publikuan rezultate të përkohshme të efikasitetit të cilat treguan se vaksina mund të ishte 90% efektive kur jepet si gjysmë doza e ndjekur nga një dozë e plotë.

Në të njëjtën kohë janë ngritur edhe pikëpyetje në lidhje me qëndrueshmërinë e këtij rezultati, megjithëse agjencia britanike e medikamenteve miratoi përdorimin e regjimit të gjysmë dozës.

Disa ekspertë janë skeptikë  duke u shprehur se vaksina e Oksfordit mund të hasë pengesa për të marrë aprovimin e shpejtë të rregullatorit të SHBA-së dhe BE-së.

Ndryshe nga vaksinat e tjera vaksina e Oksfordit vlerësohet se do të jetë më pak e kushtueshme dhe nuk është e nevojshme të qëndrojë të temperatura shumë të ulëta sikundër kërkojnë dy vaksinat e tjera.