Do të fillojnë në fund të prillit në Angli testet e përshpejtuara mbi njeriu. Do të jenë 550 vullnetarë të shëndetshëm që do marrin vaksinën kundër koronavirusit që është zhvilluar nga kompania laciale Advent-Irbm sëbashku me Jenner Institute të Oxford University. Lajmin e ka dhënë administratori i deleguar i Irbm, Piero Di Lorenzo. Ai thotë se parashikohet që “vaksina të jetë gati që në shtator për t’u përdorur mbi personelin shëndetësor dhe forcat e sigurisë”
Di Lorenzo thotë se “tashmë jemi në fazën finale të marrëveshjes për financimin e vaksinës nga disa investitorë ndërkombëtarë dhe qeveri të ndryshme që duan të shpejtojnë zhvillimin dhe prodhimin industrial të vaksinës”.
“Vendosëm që të kalojmë direkt në fazën e eksperimentimit klinik direkt te njerëzit, në Angli – shpjegon Di Lorenzo për Ansa – pasi në laborator vaksina ka dhënë rezultate efikase”.