Ka vaksinuar më shumë se gjysmën e qytetarëve, Izraeli pranë arritjes së imunitetit të tufës. Ulet me 65% rreziku të sëmuresh me koronavirus në Britani
Izraeli është një nga vendet që ka ecur me shpejt me procesin e vaksinimit kundër Covid-19. Të dhënat që vijnë nga Izraeli janë premtuese pasi është vendi ku po bëhet studimi më i madh në botë për efektin e vaksinës së Pfizer.
Më shumë se gjysma e izraelitëve tani janë vaksinuar, ku një pjesë e madhe e tyre ka marrë dy dozat e të tjerë presin ta marrin atë. Tashmë është vënë re që tek grupet më të rrezikuara nga Covid është parë një rënie e infektimeve.
Po ashtu tek grupi i qytetarëve që kanë marrë të dyja dozat e vaksinimit është vënë re që është ulur me 39% numri i të shtruarve në spital mesi i Janarit deri më 6 Shkurt. Të dhënat janë bërë publike nga Eran Segal, shkencëtar i të dhënave në Institutin Weizmann i Shkencës në Rehovot, Izrael.
Në të njëjtën periudhë, në mesin e njerëzve nën moshën 60 vjeç që kishin marrë një dozë vaksine rastet e reja ranë 20% por u shtuan shtrimet në spital.
Tashmë të dhënat ofrojnë një panoramë më të qartë se sa efektive është vaksina e Pfizer, por ende autoritetet nuk kanë deklaruar që është arritur imuniteti i tufës.
Ulet me 65% rreziku të sëmuresh me koronavirus në Britani
Mediat britanike kanë publikuar një dokument të qeverisë sipas të cilit vaksinat e Pfizer dhe Universitetit Oxford tashmë janë duke dhënë efektet e tyre, duke ulur me 65% mundësinë të sëmurësh me koronavirusi që pas marrjes së dozës së parë. Një lajm ky shumë i mirëpritur nga mbarë bota që sheh një dritë në fund të tunelit për t’i dhënë fund izolimit.
Në provën më konkrete ende që vaksinimi në Britani po funksionon, shifrat tregojnë se vaksina e Pfizer dhe BioNTech fillon të funksionojë në vetëm dy javë dhe është po aq efektive në bllokimin e simptomave si tek të moshuarit ashtu edhe tek të rinjtë, po ashtu dhe vaksina e AstraZeneca.
Sipas të njëjtin dokument të programit britanik të imunizimit, thuhet se doza e parë e vaksinës së Pfizer ul me 64% mundësinë të kesh simptoma të koronavirusit tek personat mbi 80 vjeç dhe 65% te më të rinjtë. Mbrojtja më pas arrin në 79-84% pas marrjes së dozës së dytë.
Rezultate të ngjashme janë konstatuar dhe në Izrael, i cili deri në këto momente raportohet të ketë vaksinuar rreth 1/3 e popullsisë.
Gjithashtu mediat britanike shkruajnë se sipas të dhënave që kanë mbledhur në spitale të ndryshme të vendit, bëhet me dije se numri i personave të shtruar ka filluar të ketë rënie.