Rama është i ftuar në Open në Top Channel, që po përgjigjet për çështjet më të rëndësishme dhe që kanë shkaktuar debat në opinionin publik.
Rama fillimisht u ndal te sigurimi i vaksinës ku dha lajmin e mirë se vendi ynë është drejt arritjes së një marrëveshjeje me AstraZenecan.
“Sot ne kemi një kapacitet për të mbajtur 250 mijë doza vaksine. Jemi duke negociuar me AstraZenecan. Jemi afër, nuk mund t’ju them sesa afër jemi, por realisht jemi afër. Kjo vaksinë është më e lirë. Jemi në negociata me Johnson & Johnson, që pritet të afirmohet shumë shpejt. Kjo është vaksinë që jepet me një dozë të vetme. Gjithashtu jemi në negociata edhe me Modernan”, tha Rama.