Kryeministri holandez, Mark Rutte u bëri thirrje veçanërisht të rinjve holandezë që të ndjekin rregullat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në mënyrë që të shmanget një bllokim i dytë.
“Ne duhet të shmangim një bllokim të dytë dhe këtë mund ta bëjmë vetëm së bashku”, u tha Rutte të rinjve.
“Ndiqni rregullat ose së shpejti, të gjithë do të mbetemi të mbërthyer në shtëpi”, theksoi ai.
”Shumë të rinj po sillen në mënyrë të papërgjegjshme”, tha kryeministri holandez.
Rutte paralajmëroi gjithashtu turistët të shmangin vendet e mbushura me njerëz në Amsterdam, duke thënë se ekzistonte një rrezik i konsiderueshëm i përhapjes së virusit.
Shkalla e infeksionit kohët e fundit është rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe vendi tani ka prezantuar rregulla më të ashpra për kafenetë dhe restorantet.
Holanda regjistroi 2 600 infeksione të reja javën e kaluar, gati dyfishin e javës së kaluar.
Një e katërta e atyre që janë infektuar rishtas janë nga 20 deri në 29 vjeç.
Gjashtë persona vdiqën nga virusi javën e kaluar, duke e çuar numrin e vdekjeve në rreth 6 000.
Veçanërisht janë goditur qytetet e Roterdamit dhe Amsterdamit.