Qeveria izraelite miratoi një izolim edhe më të rreptë sesa ai që hyri në fuqi dhjetë ditë më parë.
Vendimi i ri do të hyjë në fuqi të premten dhe do të mbetet në fuqi deri më 11 tetor, në fund të festave hebreje.
Ndër masat janë mbyllja e të gjitha shërbimeve jothelbësore, ndalimi i të gjitha eventeve përtej një kilometri nga shtëpia e çdo qytetari dhe në jo më shumë se 20 persona.
Sinagogat do të jenë hapur vetëm për ceremonitë e Kippurit. Masat e reja kanë prekur edhe sektorin e aviacionit.
Dy javë më parë, me një vendim të qeverisë së Netanjahut, Izraeli u bë vendi i parë në botë që iu rikthye karantinës për së dyti.
Por gjatë javës së kaluar, numri i rasteve të reja arriti gati 7 000 në vendin me popullsi 9 milionë banorë, çka ka rënduar mbisistemin shëndetësor. “Morëm vendimin për të tërhequr frenat e dorës“, tha zëvendësministri i Shëndetësisë, Yoav Kisch.
Ndërkohë, masat e qeverisë izraelite janë kundërshtuar nga qytetarët, të cilët kanë protestuar kundër tyre. Por kryeministri Netanyahu i konsideron të domosdoshme për të frenuar përhapjen e Covid-19.