Një valë anormale e të nxehtit ka goditur një pjesë të Shteteve të Bashkuara. Në Portland temperaturat arritën deri në 42 gradë.
Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA, ka paralajmëruar temperatura ekstreme në pothuajse të gjithë Uashingtonin dhe në Oregon.
Pjesë të Kalifornisë dhe Idahos janë prekur, gjithashtu. Ndërsa për qarkun Multnomah, Oregon, raportohen temperatura të rrezikshme për jetën.
Edhe Kanadaja është goditur nga një valë të nxehti në pjesën perëndimor dhe veriperëndimore të saj, që sipas ekspertëve ka sjellë temperaturat më të larta ndonjëherë në vend.
Ditën e diel, në qytetin Lytton në British Columbia termometri arriti 46.6 gradë celsius, shifra këto që thyejnë rekordin 84-vjeçar.
Autoritetet në Kanada dhe po ashtu në disa zona të Shteteve të Bashkuara iu kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin masa, pasi i nxehti mund të zgjasë për disa ditë.
Ekspertët parashikojnë se ndryshimet klimatike pritet të sjellin rritjen e frekuencës së ditëve me mot tepër të nxehtë në të ardhmen.