Bota “Varësia ime e vetme janë femrat”, rrëfimi i El Chapo-s: Jam babai...

“Varësia ime e vetme janë femrat”, rrëfimi i El Chapo-s: Jam babai i 23 fëmijëve

Joaquín “El Chapo” Guzmán ka pranuar se varësia e tij e vetme, nga e cila kishte vuajtur ndonjëherë, kanë qenë gratë, ndërsa ai është babai i 23 fëmijëve.

Ky pohim është bërë gjatë një interviste të tij me kriminologen e njohur Mónica Ramírez Cano, pasi forcat meksikane të sigurisë kishin vënë në pranga bashkëthemeluesin e kartelit të Sinaloas. Cano ndau një pjesë të shkurtër nga intervista e regjistruar në vitin 2016.

Daily Mail shkruan se 63-vjeçari është martuar 4 herë. Hera e fundit ishte në vitin 2007, kur ai i tha po mbretëreshës së bukurisë Emma Coronel, e cila në gusht të vitit 2011 solli në jetë vajzat binjake, Maria Joaquina dhe Emali Guadalupe.

“Ai është një person i respektueshëm, kujdeset shumë për sjelljen, shumë i rezervuar. Nëse i fitoni besimin, atëherë mund të flisni me të gjatë dhe mund të kuptoni se si funksionon mendja e tij”, tha Ramírez Cano.

El Chapo, i cili aktualisht është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe po vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Colorado, thuhet se fitoi mbi 12,6 miliardë dollarë si drejtues i kartelit të drogës.

“Ai nuk është psikopat, por ka tipare të tilla dhe narciste, që pasqyrohen në nevojën për admirim, për t’u ndjerë unik”, tha Cano.