Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësinë në Bashkimit Europian, Oliver Varhei ka mbërritur në Tiranë paraditen e së enjtes.
Varhei e nisi vizitën e tij në institucionet e vettingut ku rifkonfirmoi mbështetjen e plotë të Bashkimit Europian.
Ai tha se sulmet ndaj organeve të vettingut, si dhe anëtarëve të tyre duhet të ndalet teksa shtoi se integriteti i gjyqtarëve e prokurorëve është çelësi për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“E nisa vizitën time me një shkëmbim të mirë me institucionet e vettingut dhe IMO sot në Tiranë. Rikonfirmoj mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së. Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e europiane të Shqipërisë. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet”, shkroi Varhei në rrjetin social, Twitter.
Vizita e Varhelyi në Tiranë vjen pas një turi takimesh që zyrtari i lartë i BE zhvilloi në Ballkanin Perëndimor. Varhei pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama.
I started my visit with a good exchange w/ the #vetting institutions & #IMO in Tirana today. Reconfirmed EU’s full & strong support. Integrity of judges & prosecutors is key to future of 🇦🇱 in the 🇪🇺. Attacking vetting bodies and their members or their families must stop! pic.twitter.com/cbG1BcXlr7
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) April 28, 2022