Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, ka biseduar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale eurokomisoneri përshëndeti vazhdimin e punës për reformën zgjedhore në Këshillin Politik.
Varhelyi thotë se kjo reformë është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe duhet të përfundojë pa vonesa.
“Vendimtare për Shqipërinë dhe rrugën e saj në BE që kjo reformë e rëndësishme të përfundojë pa vonesa të tjera në të njëjtën linjë me konkluzionet e Këshillit Europian në Mars”, shkruan Varhelyi
Menjëherë pas kësaj reagoi kryedemokrati Basha, i cili tha se biseda me Varhelyi-n ishte shumë e frytshme.
“E falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar për reformën zgjedhore. Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar”, shkruan Basha.