Politika Varhelyi: Nuk dua që ndryshimet në Kod të bëhen pengesë për konferencën...

Varhelyi: Nuk dua që ndryshimet në Kod të bëhen pengesë për konferencën ndërqeveritare

Komisioneri për Zgjerimit, Oliver Varhelyi, ka komentuar sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara një ditë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në një konferencë për mediat, Varhelyi është shprehur se ai do të udhëtojë vetë në ditët në vijim në Shqipëri dhe do bisedojë me të gjithë liderët për të mësuar më shumë rreth kësaj çështje.

Po ashtu komisioneri tha se ai nuk do që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhen pengesë për konferencën e parë ndërqeveritare.

“E kuptoj që është një çështje e madhe në Tiranë, do mundohen që ta shoh vetë situatën. Ajo që dua të them është se në 5 qershor është arritur një marrëveshje e mirë mes palëve. Ne kemi dhënë kontributin tonë që të ndodhte kjo marrëveshje. Ne synojmë që të kemi një opozitë, si brenda dhe jashtë parlamentit si dhe një qeveri.

Qëndrimi im për koalicionet është: për sa kohë që ligji nuk ndalon koalicionet pas zgjedhjeve tregon se nuk ka asnjë problem, por nëse ndalohen koalicionet këtu ka diçka të gabuar. Unë do të udhëtoj në Shqipëri dhe do të flas me të gjithë liderët në Shqipëri për të parë nga afër këtë proces dhe nuk dua kjo çështje të jetë pengesë për konferencën e parë ndërqeveritare”, u shpreh Komisioneri për Zgjerimin.