Bota “Varianti britanik i koronavirusit do të dominojë botën”

“Varianti britanik i koronavirusit do të dominojë botën”

Varianti i koronavirusit i gjetur në Kent mund të bëhet lloji dominues në botës, ka parashikuar shefja e Programit të Mbikëqyrjes Gjenetike të Mbretërisë së Bashkuar.

Sharon Peacock tha për BBC se varianti i ri ka “përfshirë vendin” dhe “me shumë gjasë do të përfshijë botën”.

Varianti Kent u zbulua për herë të parë në shtator të vitit 2020 në Anglinë juglindore dhe përhapja e saj e shpejtë gjatë muajve në vijim solli vendosjen e rregullave të reja të bllokimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

“Ajo që na ka prekur vërtet për momentin është transmetueshmëria”, thotë Peacock.

Vaksinat aktuale u krijuan rreth versionit të parë të koronavirusit, por shkencëtarët besojnë se ato duhet të funksionojnë edhe kundër atyre të reja.

Peacock tha se ndërsa është normale të shohësh variante, vetëm një numër shumë i vogël kanë “veçori të veçanta”. Këto mund t’i bëjnë ato më të transmetueshme, të shmangin përgjigjen imune dhe të ndikojnë në vaksinimin, ose të kenë potencialin të shkaktojnë sëmundje më të rëndë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po rekomandon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca edhe në vendet që trajtojnë variantet e reja të koronavirusit.