Bota Varianti Delta frenon rritjen ekonomike në Britaninë e Madhe

Varianti Delta frenon rritjen ekonomike në Britaninë e Madhe

Rritja ekonomike e Britanisë së Madhe është ngadalësuar ndjeshëm në muajin korrik, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto shënoi një rritje modeste prej  0,1%, më pak se muaj e mëparshëm, duke reflektuar një valë kontaminimesh me COVID-19 si pasojë e variantit Delta.

Pas një progresi prej 1% në qershor, analistët kishin parashikuar një ngadalësim, por ky i fundit ishte më i dukshëm se pritshmëritë.

“Me rritjen e rasteve të COVID-19 dhe përkeqësimin e mungesave të produktit dhe fuqisë punëtore rimëkëmbja ekonomike ka ngecur”, theksoi Paul Dales nga Capital Economics.

Vendi përjetoi një pik kontaminimesh në fillin të korrikut atribuar Kampinatit Europian të Futbollit dhe qeverisë së Boris Johnson që hoqi në mes të korrikut pothuajse të gjitha kufizimet e fundit në fuqi, të tilla si mbajtja e maskës, distancimi fizik ose masat në sallat e shfaqjeve.