Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar variantin e ri të COVID, që më herët është raportuar në Britaninë e Madhe. Mësohet se rasti me variantin britanik të COVID është konfirmuar në shtetin e Kolorados.
Raportohet se pacienti është një person rreth të 20-ave dhe nuk ka pasur histori kohët e fundit. Ai është izoluar për të mos përhapur më tej virusin.
Autoritetet shëndetësore deklarua se po punonin për të identifikuar kontaktet dhe rastet e tjera të mundshme të variantit të ri.
Varianti i ri është më i transmetueshëm se llojet e mëparshme, por jo domosdoshmërisht më i rrezikshëm se variantet e mëparshme.
Më herët autoritetet shëndetësore amerikane ishin shprehur se ishin të bindur se varianti i ri kishte mbërritur dhe në SHBA.
Rastet e variantit të ri janë shfaqur në të gjithë botën. Edhe pse shumë vende të botës kanë mbyllur kufijtë me Britaninë, sërish varianti i ri po vijon përhapjen.